Nexhipi tek Shkendija e Tetovës
Pasi ditë më parë arritën marrëveshje për bashkëpunim një-vjecar, drejtuesit e Shkëndijës të martën kanë prezantuar përforcimin e tyre të ri Nderim Nexhipin. Në prezantimin zyrtar para mediave, të dyja palët nuk fshehnin kënaqësinë për marrëveshjen e firmosur, duke shpresuar se së bashku do të arrijnë të realizojnë synimet e klubit. Nexhipi vlerëson shumë Shkëndijën dhe tifozët e shumtë të saj ‘Ballistët’, duke shtuar se mezi se pret të paraqitet para tyre, ndërsa nuk dyshon se këtë vit Shkëndija do të kthejë titullin e kampionit në Tetovë, ndërsa do të synojë edhe Kupën e Maqedonisë.
Ndërkohë drejtori ekzekutiv (ish-sekretar) i Shkëndijës, Fikret Shaqiri, duke vlerësuar arritjen e Nexhipit dhe si dhe firmosjen me trajnerin e ri Artim Shaqirin, ka konfirmuar se Shkëndija tani më është shëndruar Shoqatë Aksionare dhe se në të ardhmen nga ky ekip mund të priten vetëm suksese.






