“Rolls-Royce” i personalizuar, një makinë me yje (Foto)

21/08/2012 | 0 Comments

rroys 300x225 “Rolls Royce” i personalizuar, një makinë me yje (Foto)

Rolls-Royce është një nga makinat më luksoze. Këtë herë disenjatorët e makinës angleze kanë menduar të prodhojnë disa modele të rralla, për klientë të veçantë, duke ndryshuar pjesët e brendshme të saj.

E veçanta e modelit të ri është hapja e tavanit të makinës dhe dizenjimi i saj. Në pjesën e brendshme të tavanit, dizenjuesit kanë vendosur yje të pikturuar, duke e bërë makinën të duket sikur nuk ka pjesë të sipërme, por vetëm qiell.

Dritat që imitojnë yjet janë më fibra optike dhe mund të vendosen në ngjyrat që dëshironi. Ky dizenjim i makinës vjen pas kërkesave për të pasur një automobil të veçana nga shumë prej klientëve të kompanisë së njohur. Modeli që shihni në foto është “Rolls-Royce Phantom Coupé”, një nga më luksozët e kësaj marke.

rr1 “Rolls Royce” i personalizuar, një makinë me yje (Foto)

rr2 “Rolls Royce” i personalizuar, një makinë me yje (Foto)

rr3 “Rolls Royce” i personalizuar, një makinë me yje (Foto)

Category: Automobila, Teknologji, Top lajme

Leave a Reply

*