Diete një ditore me rrush, vlerat e tij

21/08/2012 | 0 Comments

dietrushi 300x225  Diete një ditore me rrush, vlerat e tij

Rrushi eshte frut ideale per dieten njeditore verore, sepse plazhet dhe tregjet jane te stermbushura me kete fryt te shijshem. Ky ushqim ka vlere te madhe nutritive dhe distike,ndersa vepron si tonik natyral i organizmit.

Permban mesatarisht 20 per qind te sheqerit dhe ka vlere te madhe energjike, pervec kesaj ka edhe mjaft vitamine C dhe eshte burim i vlefshem i kaliumit.

Vlera me e rendesishme e rrushit eshte ne bioflavonoide, kompozimet te cilat jane antioksidante te vlefshem dhe mbrojne qelizat nga ndikimet e demshme te radikaleve te lira. Rrushi keshtu vepron si preventive per shume semundje dhe ngadaleson plakjen e organizmit.

Burimi me i mire i flavonoideve eshte lengu i rrushit te zi, sepse me se shumti jane te pranishme ne lekuren dhe faren e tij. Farat jane burim i vlefshem i materies aktive, e cila vepron ne reduktimin e kolesterolit.
Vera eshte koha me e mire per pastrimin e organizmit me lekure. Pasi ka perqindje te madhe te ujit ne te cilin jane te tretur mineralet dhe vitaminat jep ndjenjen e ngopjes pa konsumuar sasi te madhe te kalorive. Dieta njeditore me rrush ka efekt diuretik, nxit tretjen normale dhe pastron zorret, sherben si tonik per organizmin dhe mundeson humbjen e kileve.

Dieta nuk mund te jete me e thjesht, e mjaftueshme eshte te blini dy kile rrush dhe t’i hani gjate dites pa kufizim, kurdo qe deshironi.

Category: Jetë, Lifestyle, Top lajme

Leave a Reply

*