Kur femra qan, mashkullit i largohet dëshira për të

Lotët e grave? Një faktor i fuqishëm anti-eros që ul nivelin e testosteronit, hormonit epsh-ndjellës tek meshkujt. Këtë gjë duhet ta dinë të gjitha femrat, në mënyrë që ato të përpiqen t’i fshehin lotët para partnerëve të tyre.
E kjo, pasi, ndërsa ato qajnë, atyre iu largohet dëshira për to. Ky është në fakt përfundimi i një studimi të kryer nga ekspertë të Institutit izraelit Veizmann të shkencës në Rehovot, botuar në revistën “Science”.
Sipas tyre, lotët e një femre përbëjnë një element që mund të ftohë menjëherë epshet e mashkullit. Duke u bazuar në faktin shkencor, se të tillë lotë, ndikojnë automatikisht në uljen e nivelit të testosteronit në partnerët e tyre.





