Atentatori në Bullgari është suedez

20/07/2012 | 0 Comments

atentatbugari Atentatori në Bullgari është suedez

Mediat bullgare kanë zbuluar identitetin e kamikazit që shkaktoi sulmin me bombë një ditë më parë në Burgas të Bullgarisë, duke lënë 7 të vdekur dhe disa të plagosur. Mehdi Ghezali, fotoja e të cilit është publikuar nga Ministria e Brendshme bullgare, marrë nga kamerat e sigurisë në aeroport.

Ghezali thuhet se është një qytetar suedez, me origjinë algjeriane dhe finlandeze. Mësohet se ai ka qenë i burgosur në burgun famëkeq të Guantanamos nga viti 2002 deri në vitin 2004. Ka studiuar në një shkollë islamike  dhe në një xhami në Britani dhe ka udhëtuar për në Arabinë Saudite, Afganistan dhe Pakistan. Mediat bullgare po ashtu kanë zbuluar se kamikazi ka hyrë në Bullgari me një identitet të rremë amerikan.

Në sulmin me bombë të një dite më parë mbetën të vrarë 5 izraelitë, shoferi i autobusit dhe atentatori, si dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Izraeli ka fajësuar Iranin për sulmin.

atentatbugari2 300x225 Atentatori në Bullgari është suedez

 

Category: Bota, Lajme, Top lajme

Leave a Reply

*