Epidemi xhepistësh para Lojërave Olimpike në Londër (Video)

20/07/2012 | 0 Comments

vjedhs 300x225 Epidemi xhepistësh para Lojërave Olimpike në Londër (Video)

Britania është përfshirë nga një epidemi xhepistësh. Sipas Daily Mail, grupet nga Europa Lindore kanë pushtuar Londrën përpara Lojërave Olimpike.

Më shumë se 1700 persona bien viktimë e xhepistëve çdo ditë, një rritje e ndjeshme.

Një hetim i BBC ka treguar taktikat që përdorin hajdutët rumunë, që më përpara vepronin në Barcelonë, por që janë zhvendosur për në Londër. Kriminelët përdorin teknika të tilla, që e lënë viktimën të pandërgjegjshëm për atë që ka ndodhur derisa të jetë tepër vonë. Ata mund të bëjnë deri në 4 mijë sterlina në javë duke vjedhur kuleta, celularë dhe laptop-e. Mallrat më pas dërgohen në Rumani, ku shiten në treg të zi.

Category: Bota, Lajme, Top lajme

Leave a Reply

*