Incident në ndeshjen e futbollit në Shkup

Një incident fizik ka ndodhur në stadiumin “Maqedonia” në Shkup në ndeshjen e futbollit midis ekipeve “KF Makedonija Gjorçe Petrov” dhe “KF Milano” nga Kumanova. Sipas policisë, personat G.A (16) nga fshati Rramanli i Kumanovës si dhe V.D (17) nga fshati Vollkov i Shkupit janë përleshur fizikisht pas një zënke verbale.
Ata kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Policia ka ngritur kallëzime penale për dy personat, që ishin përleshur. Bëhet e ditur se incidenti është pjesë e incidenteve të fundit ndëretnike midis të rinjve. (INA)
Category: Kronikë e zezë, Lajme, Top lajme





