Category: Rajoni
Parlamenti serb sot në rend dite Marrëveshjen Kosovë – Serbi
Ligjvënësit e Serbisë sot debatojnë raportin e Qeverisë së vendit të vet mbi rrjedhat e procesit të negociatave midis Beogradit e Prishtinës, përfshirë edhe marrëveshjen e arritur më 19 prill. Qeveria më 22 prill miratoi raportin dhe përmbajtjen e Marrëveshjes 15 pikëshe me Kosovën, të parafuar në Bruksel nga kryeministrat e të dy vendeve – [...]
Presidenti serb kërkon falje për masakrën e Srebrenicës
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se “i vjen keq për të gjitha krimet e kryera ndaj boshnjakëve”. “Gjunjëzohem dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin që është kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet, të cilat në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë, i ka kryer cilido individ”,- ka thënë [...]
“Elefterotipia” në fushatën greke kundër Shkupit
Me titull “Emri i Maqedonisë pengesë për integrim”, gazeta greke “Elefterotipia” shkruan se BE-ja kërkon nga Shkupi që ta zgjidh “paqartësinë”, lajmëroi korrespondent i MIA-s nga Athina. “Bashkimi Evropian pranon se përgjegjësia për opstrukcionet gjatë kohës së konsultimeve bilaterale me Athinën është te Qeveria e Maqedonisë për shkak të miratimit të porosive nacionaliste”, shkruan gazeta [...]
Serbët: Shqipëria e Madhe po troket, bashkimi në 2016
Si do të jetë harta e Ballkanit për brezat e ardhshëm? Projekti i Shqipërisë së Madhe është vetëm një fantazi, pa asnjë bazë të shteteve të rajonit, apo ekzistojnë vërtetë mundësitë që në të ardhmen të kemi një shtet të madh shqiptar? Janë këto pyetjet që shtron autorja Radeta Xhorxheviç në artikullin me titull “Shqipëria [...]
Grekët: Gjuha dhe kombi maqedonas duhet të ndryshohen
Organizata më e madhe e bashkësisë greke në SHBA, Instituti helen amerikan, publikoi pozita të reja politike për çështjet, mes të cilave edhe kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Si që transmeton MIA në pozitat e publikuara, AHI ndërmerr qëndrim se Republika e Maqedonisë, të cilën e quajnë IRJM, duhet të pranojë emër të [...]
Nikolliq: Kufiri jonë, Prishtina jo në veri
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq ka thënë se përkundër presionit të “heshtur” nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes, Beogradi nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i tij që Prishtina të mos shtrij autoritetin e saj gjithandej zonës veriore të Kosovës. Në një intervistë për “Hepi TV” shefi i shtetit serb ka thënë se pa Serbi [...]
Selanik, muslimanët falin namazin për herë të parë pas 90 viteve
Besimtarëve muslimanë në Selanik, për herë të parë pas 90 viteve iu është lejuar që ta shfrytëzojnë për të falur xhaminë Jeni, e cila pothuajse një shekull është shfrytëzuar vetëm si vend për ekspozitë. “Për herë të parë që nga viti 1923 muslimanët do të falen në një nga xhamitë në rajon. Kjo është një [...]
Shqiptarët do ngrenë një monument gjigand për UÇPMB- në
Shqiptarët do të ndërtojnë një memorial gjigand, dedikuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës. Memoriali do kushtojë 100 mijë euro dhe kompleksi memorial do jetë rreth 3 mijë metra katrorë. Memoriali do ndërtohet në fshatin Rohovicë të Preshevës, vendi i një prej përplasjeve më të ashpra mes ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës [...]
Lugina, Veriu i Kosovës dhe Maqedonia – vatra të krizës
Maqedonia, veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës konsiderohen akoma si vatra të krizës, sipas barometrit gjerman “Conflict Heidelberg”. Sipas këtij hulumtimi të kryer nga Instituti për Kërkime të Konflikteve në Heidelberg (“(Institut für Politische Wissenschaft der Universität Heidelberg)”), vëmendja përqendrohet edhe në Ballkan por edhe në vendet e tjera të globit, transmeton portali “Presheva [...]
Seks në zyrë, jep dorëheqjen ministri malazez (Video)
Menjëherë pas skandalit të përhapur nëpër media ku tregohet kreu i Auditit Shtetëror në Malin e Zi, Mirosllav Ivanisheviq, ai ka dhënë dorëheqjen pasi në media u publikuan pamje nga një video, ku ai shihet duke bërë seks me një femër të panjohur në zyrë.Në një deklaratë për mediat ai thotë: “Informoj publikun se kam [...]







